Dita e dytë e Kongresit të PS, ka nisur me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm të Socialistëve, Taulant Balla. Numri dy i PS, nuk i ka kursyer kritikat për opozitën dhe Monika Kryemadhin, lidhur me Reformën në Drejtësi.
“Prej Korrikut 2016 në Shqipëri rreshtimi i krahëve në politikën shqiptare nuk është më në nocionet bazë, e majtë e djathtë, shumicë, pakicë. Prej atij momenti në Shqipëri u krijua një aleacë e pështirë kundër Reformës në Drejtësi, me Sali Berishën në ballë, ne Ilir Metën pas shpine , me Lulzim Bashën në krah dhe ndatyrisht Monika Kryemadhin në çizme. Reforma në Drejtësi ishte qëllimi ynë. Prej vitit 2016 PS ka fituar edh dy beteja të tjera, në zgjedhjet e 2017 në morëm numrin më të madh të deputetëve. Këto zgjedhje ishin edhe shprehja më kuptimplotë e demokracisë”, tha Balla.
Më tej ai u shfajësua edhe për zgjedhjen e Ilir Metës President, ndërsa e sulmon duke e cilësuar si “Ver Llapa”.
“Na thonë pse e përzgjodhëm Ilir Metën President. Nuk shitëm qëllimet dhe nuk bëmë kurrë pazar. Ne bëmë punë të mira në atë koalicion dhe Ilir Metës i dhamë vetëm hakun. Si më i miri në lëmin e fushës së opozitës ne zgjodhëm Ilir Metën. Ne nuk e parashikonim dot që Ilir Meta do të katandisej si Veri që u nxjetrr gjuhën njerëzve te kryqësimi i 21-isht.
Por mos e harroni qe ne patëm gjithë gatishmërinë edhe të dalim nga qeveria e koalicionit me LSI për shkak të Reformës në Drejtësi, sepse Reforma në Drejtësi ishte më e rëndësishme sesa pushteti ynë dhe fituam zgjedhjet të vetëm më pas, sepse njerëzit atje poshtë, prej ku jeni zgjedhur delegatë, janë shumë më të mençur se sa duken zyrat apo studiot televizive të Tiranës.”, tha Balla.
/abcnews.al