Liverpool nuk do të ketë të gatshëm për disa javë mesfushorin dhe kapitenin e skuadrës, Jordan Henderson, por duket se “The Reds” e kanë liderin tjetër gati, sipas Fabinhos. Braziliani pritet të jetë ai që do të bëjë rolin e liderit në fushë.
Fabinho tha për faqen zyrtare të klubit: “Henderson ka qenë një nga lojtarët më të mirë të ekipit këtë sezon, pa asnjë dyshim. Paraqitjet e tij kanë qenë vërtet të mira dhe prania e tij në fushë jo vetëm që na ndihmon në lojën tonë, por edhe në rolin e liderit. Ai është kapiteni.
Tani, duhet të jem unë lideri. Natyrisht, kemi personalitete të ndryshme me Henderson, por shpresoj se mund të ndihmoj sadopak në këtë drejtim. Ne jemi një ekip i fortë dhe kemi shumë talent në përbërje.
Është e rëndësishme për mua që të luaj dhe të ndihmoj ekipin. Sigurisht, besoj se performancat e mia mund të përmirësohen, por unë jam i kënaqur me ndeshjet e fundit. Kështu që është objektivi im persona, është të kthehem në formën time më të mirë dhe të ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur”, përfundoi Fabinho./abcnews.al