Transmetimi i motit është kthyer në një gjendje qesharake.
Justin Hinton e përfundoi raportimin e tij të motit për reshjet e borës në Karolinën e Veriut pa asnjë ide që filtrat në Facebook e kishin bërë atë të duket sikur të ishte në hapësirë dhe të dukej gjithashtu si një mace, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, shkruan Techeblog.
Kjo ndodhi derisa ai u kthye përsëri në kamera për të parë komentet e drejtpërdrejta të shikuesve duke pyetur për “fytyrën e çuditshme” të tij.
Para se të bënte raportimin live, Justin kishte hapur aksidentalisht filtrat automatikë të fytyrës në Facebook.
Ndërsa ai informon njerëzit për mbylljet e shkollave dhe paralajmëron për t’u kujdesur në kushtet e motit të pafavorshëm, atij i shfaqet një helmetë hapësinore në kokë, një mace, një magjistar dhe sytë google.
Justin qeshi nga gabimi në mediat e tij sociale, duke shkruar: “Para se të shkoja drejtpërdrejt në Facebook në llogarinë e WLOS ABC 13 për të folur për borën, unë hapa padashje filtra dhe gjithë raportimi u duk kaq qesharak./abcnews.al