Policia ka zbuluar shkakun e problemeve të papritura shëndetësore që kanë ndjerë nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Godvi të Bulqizës.
Madje, njëri prej nxënësve u transportua me urgjencë në drejtim të Tiranës.
Policia konfirmon se shkak për helmimin është bërë një defekt në kaldajen e shkollës duke bërë që tymi të futet në ambientet e klasave.
“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës, ku nga deklarimet e marra nga drejtori i shkollës ka rezultuar se për shkak të problemeve teknike të kaldajës, kanë shfaqur probleme shëndetësore 4 nxënës, nga të cilët 2 nxënës janë dërguar në shtëpitë e tyre, pasi nuk kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Një 15-vjeçarje është dërguar në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa një 14-vjeçar , po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës”, bën me dije policia.
Njoftimi i plotë
Shëtbimet e Komisariatit të policisë Bulqizë, rreth orës 11:40, kanë marrë informacion se janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës dy nxënës të shkollës 9-vjeçare në Godvi, të cilët gjatë kohës që kanë qenë në shkollë, kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës, ku nga deklarimet e marra nga drejtori i shkollës ka rezultuar se për shkak të problemeve teknike të kaldajës, kanë shfaqur probleme shëndetësore 4 nxënës, nga të cilët 2 nxënës janë dërguar në shtëpitë e tyre, pasi nuk kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore, një 15-vjeçarje është dërguar në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa një 14-vjeçar , po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.