Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku burri ka qëlluar bashkëshorten me levë brenda një dyqani metrazhesh.
Kjo që shihni në foto është Hajdie Tosuni e cila mbeti e vdekur sot, si pasojë e goditjeve fatale të levës së hekurit, dhe gërshërëve nga bashkëshorti i saj, brenda në biznesin ku tregtonte metrazhe.
Pasi ka qëlluar për vdekje bashkëshorten, Rrushdi Tosuni ka lajmëruar vetë policinë.
Ka ulur qepenin e dyqanit dhe ka pritur në trotuar policinë ndërkohë konsumonte cigare. Policisë i ka thënë se dyshoja se më tradhëtonte.
Me sa duket Ruzhdi Tosuni nuk ka shprehur pendesë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Hajdies, me të cilën kishte 3 fëmijë nga një martesë e gjatë.
Burime për ABC News, bëjnë me dije se Tosuni ka thënë: “E vrava se ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vite që e duroj prandaj e vrava.”
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit. Ruzhdi Tosuni, 63 vjeç, la të vdekur në vend bashkëshorten e tij Hajdie Tosuni, 59 vjeçe. /abcnews.al