Sonte në mbrëmje pritet të zhvillohet supersfida mes Real Madrid dhe Manchester City. Përballja mes spanjollëve dhe anglezëve do të nisë në orën 21:00 në mitikun “Santiago Bernabeu”. Mesfushori i “Qytetarëve”, David Silva, në konferencën përpara sfidës, përveç pyetjeve të zakonshme është ngacmuar nga gazetarët në lidhje me lojtarët e Realit.
Spanjolli është pyetur se cilin nga lojtarët madrilenë do të kishte dëshirë që ta kishte shokë skuadre te Manchesteri. “Padyshim Sergio Ramos. Kam shumë kohë që e njoh atë. Ai është një lider dhe do të përshtatej shumë mirë me ne”, përgjigjët Silva.
David Silva pritet të jetë titullar në sfidën e sotme, ku City do të tentojë fitoren në Madrid. Të besuarit e Guardiolës kërkojnë një rezultat pozitiv në transfertë, për ti lehtësuar gjërat në ndeshjen e kthimit e cila do të zhvillohet në “Etihad Stadium”. /abcnews.al