Sherr me thika në Vlorë, arrestohet autori që plagosi 77 vjeçarin

schedule12:30 - 26 Shkurt, 2020

schedule 12:30 - 26 Shkurt, 2020

Plagosje me thikë në Vlorë, pranë rrugës Transballkanike, dyshohet se plagosja ka ndodhur për çështje pronësie.

Sipas të dhënave të para i plagosuri, 77 vjeç ka marrë plagë në brinjë dhe kofshë. Ai është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë që autori, Hasan Xhafa, 65 vjeç është identifikuar nga policia dhe është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i tij.

Gazetari Elton Nika tha për ABC News se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në lagjen “Bashkimi” në qytetin e Vlorës.

“Mësohet se 77-vjeçari ka marrë dy plagë. Arsyeja e plagosjes ka ardhur për shkak të konflikteve që kanë pasur për një çështje pronësie. Personat kanë qenë të ulur në lokal ku edhe kanë debatuar dhe më pas autori ka qëlluar me thikë 77-vjeçarin i cili i plagosuri është dërguar në spital, në gjendje të rëndë.

Policia e Vlorës ka konfirmuar se personat kanë pasur debat edhe më herët. Vendi është rrethuar nga Policia për të përcaktuar më tepër detaje të konfliktit dhe për ti dhënë më shumë dritë situatës”, raportoi gazetari.

Njoftimi i policisë:

“Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në lagjen “Kushtrimi” dyshohet se në një lokal është plagosur me mjet prerës shtetasi M.M., 77 vjeç, banues në Vlorë.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!