Liverpool ka vendosur ta mbyllë pa asnjë humbje këtë sezon në Premier League. Vetëm Manchester United ia ka dalë t’i heqë dy pikë skuadrës së Klopp në barazimin 1-1 të fazës së parë në “Old Trafford”.
79 pikë numërojnë “The Reds” dhe akoma nuk është mbyllur muaji shkurt. Paul Pogba vlerëson sezonin e jashtëzakonshëm të armiqve të përjetshëm të United dhe rritjen e madhe të djemtë të Klopp në një prononcim për ESPN.
“Natyrisht që, duke pasur parasysh rivalitetin e madhe që ekziston mes nesh, nuk do të doja që Liverpool të fitonte kampionatin. Si një adhurues i futbollit dhe si futbollist, i kam respektuar gjithmonë skuadrat rivale.
Më duhet ta pranoj që ata e meritojnë të jenë në vendin e parë. Nuk kanë humbur akoma një ndeshje këtë sezon në Premier dhe tashmë e kanë prekur me një dorë titullin. Ata janë përmirësuar shumë krahasuar me sezonin e kaluar“, deklaron Paul Pogba. /abcnews.al

