Zyrtare: Gugash Magani nuk duron më, dorëhiqet pas një viti nga Besa

schedule13:33 - 25 Shkurt, 2020

schedule 13:33 - 25 Shkurt, 2020

Humbja me Pogradecin ka lënë skuadrën e Besës së Kavajës pa trajner. Gugash Magani, fill pas ndeshjes u shpreh se do të rishikonte pozicionin e tij dhe kështu ka ndodhur. Peqinasi ka dhënë dorëheqjen dhe normalisht do të presë për oferta të tjera, ndoshta në përfundim të këtij sezoni.

“Zyrtare. Gugash Magani dorëhiqet nga Besa. KF Besa e falënderon për kontributin e tij në krye të pankinës kavajase”, thuhet në komunikimin e klubit kavajas. Magani e kishte marrë drejtimin e Besës që në janar të vitit 2019 dhe gati pas një viti largohet.

Kavajasit këtë sezon dështuan të luftojnë për t’u ngjitur në Superiore. Apolonia, Pogradeci dhe Lushnja treguan gjithë kohën se ishin më lart se Besa dhe do të luftojnë mes tyre deri në fund për një vend në elitë.

Ndërkohë është mësuar edhe emri i trajnerit të ri të Besës dhe do të jetë një kavajas. Ndriçim Kashami, i cili ishte në krye të Egnatias në fillim të këtij sezoni, do ta drejtojë ekipin kavajas në vazhdim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!