Koronavirusi, Basha: Sot është koha të flasin ekspertët

schedule14:35 - 24 Shkurt, 2020

schedule 14:35 - 24 Shkurt, 2020

Në një deklaratë për mediat lideri i PD, është ndalur te përhapja masive e epidemisë, ndërsa theksoi se është bërë i mundur kontrolli dhe monitorimeve i situatës nga PD. Basha tha gjithashtu se sot është koha të flasin mjekët dhe specialistët.

“Gjatë ditës së sotme kemi pasur takime me ekspertë më të rëndësishëm, të sëmundjeve të epidemive. Duhet të hartohet një plan i detajuar me masa konkrete. Tu vihet në ndihmë më të rrezikuarve. Duhet krijuar një regjistër i personave që vijnë nga zonat e rrezikuara dhe të kontrollohen. Vendi ynë ka mjekë dhe ekpertë shumë të mirë që kanë të gjitha aftësitë për ta menaxhaur situatën nëse i jepet mbështetja e nevojshme. I bëj thirrje qyetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë. Sot është koha të flasin ekspertët. PD po monitoron situatën në çdo komponent të saj, detyra jonë është ti shërbëjmë qytetarëve, të bëhemi zëri i mjekëve të fushës të cilat mund ta kenë të vështirë të shprehen për shkak të propagandës”, tha Basha.

Ka PD informacione nëse koronavirusi ka ardhur në Shqipëri?
Basha: PD po monitoron dhe detyra jonë është t’i shërbejmë qytetarëve me çdo lloj ndihme që mund të japin ekspertët dhe t’i japim mundësinë pasi e kanë të vështirë për t’u shprehur në kushtet e propagandës. Që nga momenti i parë i alarmit të epidemisë do t’u vijmë në ndihmë qytetarëve”, tha më tej kryedemokrati Basha.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!