FOTO/ Brenda sfilatës së Giorgio Armani të mbajtur në një sallë bosh

schedule10:45 - 24 Shkurt, 2020

schedule 10:45 - 24 Shkurt, 2020

Ndryshe nga herët e tjera, ku sallat e shfaqjes së Giorgio Armani-t ishin plot me adhurues së modës, këtë herë shfaqja e koleksionit për gra Vjeshtë-Dimër 2020-2021 u mbajt në një sallë bosh. Për shkak të gjendjes së shkaktuar nga përhapja e koronavirusit në Itali, Armani mori këtë vendim.

Në koleksion ranë në sy përdorimi i copave të kadifenjta dhe printeve me ngjyra të forta.

Shfaqja u mbyll me tingujt e “On a Theme of Paganini” e kompozitorit rus Sergei Rachmaninoff. Më pas parakaluan 12 modele kineze të veshura me koleksionin Armani Spring Privé 2009-2019, të gjitha të frymëzuara nga Kina – si një shenjë solidariteti/abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!