Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dovedan: Kishim ardhur në Tiranë për fitore, ju tregoj forcën reale të Bylis

schedule19:12 - 22 Shkurt, 2020

schedule 19:12 - 22 Shkurt, 2020

Veljko Dovedan foli shkurt si gjithmonë. Bylis tregoi forcë karakteri, zhvlerësoi avantazhin e dyfishtë të Partizanit dhe ia doli të merrte një pikë në ndeshjen e parë që zhvilloi në “Air Albania”. Trajneri i Bylis analizoi ndeshjen në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku komentoi forcën e madhe të djemve të tij.

TAKIMI – “Erdhëm në Tiranë për të fituar, por dy golat e shpejtë na ndryshuan planet. Luftuam gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund morëm një barazim. Jemi një ekip i mirë, arrijmë të shënojmë edhe pasi të pësojmë dhe të rikthejmë rezultate”.

MUNGESAT – “Loja e ekipit tonë është lojë në grup, nuk varet nga lojtarët apo mungesat. Nëse funksionin grupi, do arrijmë ato rezultatet që kemi arritur deri tani, madje mund të bëjmë edhe më mirë”, deklaron trajneri i skuadrës ballshiote. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!