Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për dëmet e shkaktuara në stadiumin kombëtar, Air Albania, nga tifozeritë e Kukësit dhe Tiranës. Pas reagimeve të dy klubeve, si dhe të zv. Kryeministrit, Erion Braçe, ka reaguar dhe kreu i qeverisë, i cili i ka krahasuar këta tifozë me katërkëmbësha, ose e thënë shqiptarçe, me kafshë!
“Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë NENET E REJA të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë KUNDËR DHUNËS NË SPORT!“, shkroi Rama./abcnews.al