Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në “Rrugën e Kombit”/ Gjashtë të lënduar, një në gjendje të rëndë

schedule12:22 - 19 Korrik, 2026

schedule 12:22 - 19 Korrik, 2026

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 11:20 në Rrugën e Kombit, në kilometrin e 14-të, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore. Katër prej tyre po marrin trajtim në Spitalin e Rrëshenit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas informacionit paraprak nga mjekët, njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



Në lidhje me këtë aksident kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave që e shkaktuan atë. Për shkak të përplasjes, qarkullimi në këtë segment pati vështirësi në lëvizje dhe është dashur ndërhyrja e njësisë së autostradave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!