Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Anglia, e treta e botës/ “Tre Luanët” ia dolën 6-4 ndaj Francës në finalen e vogël

schedule13:54 - 19 Korrik, 2026

schedule 13:54 - 19 Korrik, 2026

U tha se ishte ndeshja që askush nuk donte që ta luante. Në fund doli përballja ndoshta më argëtuese e gjithë kupës së botës, dhe Anglia ia doli që të paktën të kishte krenarinë që për herë të parë në histori mori medaljen e bronzit.

“Tre luanët” mundën 6-4 Francën në sfidën për vendin e tretë, rezultat që theu rekordin e golave në një finale të tillë që ishte me 9, që në 1958 kur Franca ia doli 6-3 kundër Gjermanisë Perëndimore.

Po ashtu, Bukajo Saka, që realizoi tri herë, u bë anglezi I parë me 3 gola në një ndeshje me eliminim që kur Sër Xhef Hërst pati hatrik ndaj Gjermanisë në finalen e Botërorit 1966.



Duke mbetur tek statistikat, Kilian Mbape iu afrua shumë fitores së Këpucës së Artë. Kapiteni I Francës pati dy rrjeta dhe tani ka 10 të tilla, dy më shumë sesa Lionel Mesi. Po ashtu, ai që është ende nënkampioni në fuqi I botës, u bë futbollisti me më shumë gola në historinë e botërorëve, 22 ndaj 21 po të Mesit.

Në finalen e vogël në Majemi, u duk se me dëshirë në fushë kishte hyrë vetëm Anglia, ndërsa Francën sikur e kishin futur me zor. Në 45’, shpikësit e futbollit arritën epërsinë 4-0, pasi rrjetën e tundën Rajs, Konsa dhe dy herë Saka.

Pas pushimit rolet u ndërruan, edhe sepse trajneri francez, Deshamp, bëri 4 zëvendësime. Rezultati u ngushtua në 4-3 kur shënuan Mbape, Barkola e sërish Mbape. Gjithsesi, “gjelat” nuk ia dolën edhe pse I patën rastet të paktën për të barazuar, por Olize dhe Dembele shpërdoruan radhazi.

Saka gjuajti penalltinë që iu dhurua nga zëvendësuesi Belingham për 5-3, Dembele afroi sërish Francën, por pikërisht Xhud Belingham mbylli llogaritë me realizimin personal.

Anglia arriti vendin e tretë në botë për herë të parë, ndërsa ka dalë katër herë në gjysmëfinale. Gjithsesi, për të dyja fuqitë e futbollit europian, zhgënjimi është I madh që nuk arritën dot në finalen e Botërorit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!