Kastrioti gëzon edhe duke barazuar, pasi e ka çuar në gjashtë pikë diferencën me Besëlidhjen e vendit të dytë. Krutanët u ndalen në barazim pa gola me Erzenin në transfertë, por iu gëzuan humbjes së lezhjanëve në transfertë.
Skuadra e drejtuar nga Elvis Plori u mund nga Dinamo, që shpreson të qëndrojë në Kategorinë e Parë. Hysa dhe Pontreli i dhanë fitoren bluve me rezultatin e pastër 2-0.
Burreli shmangu humbjen me Veleçikun. Skuadra nga Kopliku shënoi në fillim me futbollistin Ujka, por në fillim të pjesës së dytë me penallti shënoi Hyska dhe vendosi baraspeshën.
Në Peshkopi Korabi ka gjetur fitoren, pasi mposhti ekipin e Egnatias. Dhjetë minuta nga fundi i lojës shënoi sulmuesi Albi Xhebraimi, i cili i dha pikët e plota skuadrës dibrane. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 17
E shtunë, më 22 shkurt, ora 14:00
Erzeni-Kastrioti 0-0
Dinamo-Besëlidhja 2-0
Shënues: Hysa 18′, Pontreli 43′
Burreli-Veleçiku 1-1
Shënues: Hyskaj 62′ (pen.) / Ujkaj 3′
Korabi-Egnatia 1-0
Shënues: Xhabraimi 80′

