Një 23 vjeçare është plagosur këtë të shtunë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në autostradën Laç-Fushë Krujë.
Sipas informacioneve një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.L., ka goditur mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E.S., e për pasojë është dëmtuar shtetasja I.S., 23 vjeçe, e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 22.02.2020, rreth orës 13:00, në autostradën Laç-Fushë Krujë, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.L., ka goditur mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E.S., e për pasojë është dëmtuar shtetasja I.S., 23 vjeçe, pasagjere në mjetin tip “Toyota” e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al