Tottenham ka një shans të artë nesër në drekë. Skuadra e Jose Mourinhos do të përballet me Chelsea në “Stamford Bridge” dhe një fitore i dërgon në vend të katërt. Derbi pritet të jetë i fortë si gjithmonë dhe tepër i luftuar. Portugezi do të rikthehet në një stadium ku ka arritur suksese të mëdha, por tashmë nuk i bën më përshtypje diçka e tillë.
“Është vetëm një ndeshje, nuk ka asgjë të veçantë në këtë mes. Unë jam një profesionist, si gjithmonë do të jap 200%. E vetmja gjë ndryshe është që në fund të ndeshjes mund të kthehem në shtëpi në këmbë, por nuk do ta bëj. Do të kthehem me futbollistët e mi.
Vendi i katërt? Do të ishte një rezultat i jashtëzakonshëm për djemtë e mi. Ky sezon ka qenë veçanërisht negativ prej dëmtimeve të Kane dhe Son, të cilët kanë shënuar pjesën dërrmuese të golave tonë“, përfundon Mourinho. /abcnews.al