FOTO/ Fanatics zënë mat Halilin, kjo banderolë e vë me shpatulla pas muri

schedule18:06 - 21 Shkurt, 2020

schedule 18:06 - 21 Shkurt, 2020

Tifozët e Tiranës godasin për të disatën herë presidentin Refik Halili. Gjithçka për shkak të asaj që deklaroi kreu i klubit bardheblu pas ndeshjes që skuadra e tij barazoi në shtëpi me Skënderbeun.

Halili kritikoi trajnerin Emanuel Egbo, për zëvendësimet e bëra në takimin me korçarët. Fanatics nuk ia kanë përtuar presidentit të klubit të tyre, teksa në stadium kanë shpalosur një parullë thumbuese.

“Mendjen te borxhet, jo te formacioni i trajnerit”, shkruajnë Fanatics në banderolën e shpalosur në stadiumin “Air Albania Stadium”. /abcnews.al

Parulla e Fanatics në “Air Albania Stadium”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!