Si do të votosh në Komisionin e Ligjeve? Përmeti: “Anti KÇK” është thjesht propagandë

schedule18:09 - 21 Shkurt, 2020

schedule 18:09 - 21 Shkurt, 2020

Në studion e “ABC News” , deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti u shpreh se Presidenti është bashkë me opozitën dhe sipaj tij kjo nuk është e ligjshme sepse Presidenti duhet të jetë mbi palët. Përmeti tha se asnjë nga palët nuk duan ndryshimin e sistemit, sepse janë komod me këtë sistem.

“Presidenti është bashkë me opozitën dhe kjo nuk shkon sepse Presidenti duhet të jetë mbi palët.

Nëse synon ta agravojë situatën në 2 mars atëherë do të ketë përplasje dhe kjo do të sjellë penalizime. Besoj që ai do ta agravojë situatën sepse ai kërkon të ketë benifite”, tha Përmeti.

Më tej ai u shpreh se të njëjtën gjë pretendon edhe kryeministri Rama, i cili sipas tij synon të fitojë edhe mandatin e tretë.

Të njëjtën gjë pretendon edhe Edi Rama sepse kërkon të marrë një mandat të tretë. Nëse opozita është kjo që është sot. Rama do të shkojë në një mandat të tretë.

Ndërsa sa i përket menaxhimit të parave për të prekurit nga tërmeti të mbledhura në Konferencën e Donatorëve ai u tregua skeptik.

“Nuk jam besimplotë që do ti menaxhojë mirë paratë”, tha Andi Përmeti.

Reforma zgjedhore

Përmeti: E kam quajtur të domosdoshme ndryshimin e sistemit zgjedhor. Historikisht partitë e mëdha kanë futur duart te partitë e vogla. Ata nuk duan të realizojnë ndryshimin e sistemit, janë komod me këtë lloj sistemi. Sot askush që del në publik nuk flet për qytetarët. Sot lufton kush të jetë servili më i madh i kryetarit të partisë sepse ka fatin e tij në dorë. Kjo duhet të ndryshojë. Duhet të jetë një sistem i hapur për të vendosur se kush e bën punën mirë. Të dyja palët duken sikur janë në dakortësi të plotë për të mos e ndryshuar sistemin. Për ne që jemi të rinj ndryshimi i sistemit do të ishtë luftë e madhe për tu zgjedhur sërish por ne kërkojmë një sistem të ri.

Për deputetin e Bindjes Demokratike paketa “Anti KÇK” është thjesht propagandë e radhës e qeverisë.

“Është një paketë që është propagandë e pastër. Qeveria e Ramës bën vetëm propagandë. Pse ato syzet e zeza të asaj zonjës. Po të donte, bënte dyzet ditë punë pa dalë fare, dhe pastaj të dilte në media. Pa u vënë shiritat del dhe jep lajmërim. 

Si do të votosh në Komisionin e Ligjeve?

Përmeti: Në Komison të Ligjeve do të abstenoj. Kur të vij në Parlament do të shfrytëzoj afatin maksimal për të vërtetuar nëse po bën ndonjë punë ose jo. Deri më sot për mua ka bërë propagandë. Nuk i ka shkuar mbase asnjë personi i cili është i lidhur drejt me Partinë Sociliste. Nëse më rezulton që ka bërë punë do ta votoja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!