Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjonaj i përgjigjet Metës: Shkoj në SPAK, dorëheqjen nuk ma imponon

schedule15:18 - 21 Shkurt, 2020

schedule 15:18 - 21 Shkurt, 2020

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është përgjigjur akuzave të presidentit Ilir Meta. Gjonaj i quan marrësira të radhës të gjithë akuzat e kreut të shtetit, ndërkohë që thekson se është e gatshme qe te shkojë në SPAK.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter ministrja Gjonaj thekson se është e gatshmë që ti përgjigjet ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi.



“ E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit  botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër”, shkruan Gjonaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!