“Grushti i Shtetit”, Meta dërgon Etilda Gjonajn në SPAK: Dorëhiqu!

schedule14:45 - 21 Shkurt, 2020

schedule 14:45 - 21 Shkurt, 2020

Presidenti Ilir Meta njoftoi pak më parë se do të dërgonte në SPAK ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj me argumentin se ka kryer një mori shkeljesh përmes botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të KED për emërimin e gjyqtarëve.

Meta theksoi në një konferencë urgjente për shtyp se Gjonaj dhe Ministria e Drejtësisë nuk kanë asnjë tagër për botimin e vendimeve të KED në Fletoren Zyrtare.

Presidenti tha se padia do të dorëzohej të hënën në SPAK dhe i kërkon ministres të japë dorëheqjen.

Ndër të tjera, Presidenti Meta tha:

Të gjithë qytetarët shqiptarë dhe ndërkombëtarët u njohën publikisht me veprat penale me shkeljet flagrante nga Ministria e Drëjtësisë me botimin në Fletoren Zyrtare të një vendimi të një organi të pavarur sic duhet të jetë KED.

Në këtë tentativë flagrante për grusht shteti bazuar në prova të bera publike dje që do ti dorezohen SPAK, rezulton të jetë përfshirë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe funksionarë të ministrisë për llogari të skenarit mafioz të kapjes së Gjykatës Kushtetuese duke përvetesuar kompetencat që i ka Presidenti.

Duke urdhëruar Sekretarin e Përgjithshëm për të botuar në Fletoren Zyrtare të vendimit të KED ka shkleur ligjin për botimet në Fletoren Zyrtare.

Ligji parashikon se vendimet e KED nuk botohen në Fletoren Zyrtare dhe askund tjetër, por botohen tek faqja e Gjykatës së Lartë tek pjesa ku specifikohet për KED.

Ministrja nuk ka asnjë të drejtë që të dërgohej për botim aktet e KED apo të ndërhyjë në emerimet e gjyqtarëve.

Askush nuki ia kërkoi ta bëntë këtë.

Janë mbushur 24 orë nga bërja publike e këtyre fakteve që konfirmojnë shkeljen. Ato janë shpërdporim detyre dhe falsifikim.

Për këtë arsye si dhe prova të tjera, brenda ditës së hënë do të depozitoj pranë SPAK padinë për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Duke qenë se Gjonaj tashmë e ka humbur tërësisht besimin e Presidentit, do të mirëprisja brenda ditës së hënë dorëheqjen e saj dhe përballjen me drejtësinë si një ish-ministre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!