Teuta dhe Skënderbeu përballen mes tyre në Korçë nesër. Durrsakët duan maksimumin e pikëve, për të vijuar me rezultatet pozitive pas triumfit të regjistruar në shtëpi me Vllazninë. Për mediat ditën e sotme ka folur mesfushori Emiljano Vila, i cili vlerëson kundërshtarin.
“Është një ndeshej shumë e fortë, duke ditur që Skënderbeu ka një skuadër të mirë. Do shkojmë atje për një rezultat pozitiv dhe kjo është normale. Fituam me Vllazninë dhe kemi një moral të lartë. Shkojmë për rezultat pozitiv, pastaj të shohim. Rezultati vendoset në fushë”, shprehet Vila.
Në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Skënderbeut, që ka ndryshuar nga atëherë. “Normal që e njoh Skënderbeun, por shumë lojtarët janë larguar dhe të tjerë janë afruar. Skënderbeut mbetet Skënderbeu, sido që të jetë. Ne e vlerësojmë si skuadër”, thotë futbollisti i Teutës, i cili më tej pyetet nëse kanë një strategji për ta mundur Skënderbeun.
“Strategjitë i takojnë trajnerit. Jemi stërvitur mirë. Nesër shkojmë për të fituar ndeshjen. Në shumë ekipe ka virozë. Besoj se ne do të jemi të gjithë të gatshëm. Shpresojmë të japin maksimumin të gjithë djemtë, duke ditur që 2-3 lojtarë nuk janë stërvitur me ekipin. Shpresojmë deri nesër t’i rikuperojmë të gjithë”, ka përfunduar Vila. /abcnews.al

