Në një intervistë për Tuttosport, presidenti i Lyon, Aulas, zbuloi të gjitha përpjekjet për të nënshkruar me lojtarë të njohur vitet e fundit, por që kanë dështuar.
Cristiano Ronaldo: “Gjatë një turneu në Portugali, u vumë kundër Cristiano Ronaldos dhe Sporting Lisbonës. Ai ishte 15, 16 vjeç dhe që në atë kohë, ishte shumë futbollist cilësor. U përpoqa ta blija atë nga Sportingu, por nuk ia dola”.
Mauro Icardi: “Nëse Icardi dëshiron të luajë çdo javë, ai duhet të vijë te Lyon. Verën e kaluar, këtë ia thashë gruas së tij. Po, kam pasur një takim me Wanda Nara.
Matthjis de Ligt: “Vitet e fundit, ne gjithashtu kemi ndjekur nga afër Matthijs de Ligt, por ai ishte shumë i shtrenjtë për Lyon.
Adrien Rabiot: “Në janar, unë kërkova të huazoja Rabiot nga Juventus deri në fund të sezonit. Por në atë moment, ai kishte filluar të luante dhe të përmirësohej. Më besoni: ai është një talent i rrallë”.
Blaise Matuidi: “Unë u përpoqa ta firmosja verën e kaluar, pa sukses. Por unë nuk po heq dorë. Ne do të flasim përsëri në qershor. Matuidi do të ishte perfekt për ne: ai është një mesfushor i qëndrueshëm dhe natyrisht, një kampion bote”, përfundoi Aulas./abcnews.al