Shmangia e sulmit terrorist, akuza për filmin e Clint Eastwood

schedule22:21 - 8 Shkurt, 2018

schedule 22:21 - 8 Shkurt, 2018

Avokatja e një të dyshuari për terrorizëm ka kërkuar tërheqjen nga sallat e kinemasë, të filmit të fundit me regji të Clint Eastwood, me pretendimin se paragjykon hetimet e drejtësisë.

Filmi i fundit me regji të Clint Eastwood, që tregon se si u shmang një sulm terrorist në Francë ka hasuar në apelin e avokates së të akuzuarit për terrorizëm. Filmi me titull “Treni për në Paris” (The 15:17 to Paris) bazohet në ngjarjen e ndodhur në ekspresin Thali, ku një person i armatosur tentoi të sulmonte me armë pasagjerët në Gusht të vitit 2015.

Produkti kinematografik, që ka në fokus djemtë që parandaluan sulmin, u shfaq të mërkurën në ekranin e madh. Por avokatja i e të dyshuarit Ajub El Khazani ka kërkuar që filmi të tërhiqet nga sallat derisa gjyqtari që ka në dorë çështjen e klientit të saj të rishikojë provat.

Avokatja Sarah Mauger Poliak ka deklaruar se filmi përbën shkelje të të drejtave të klientit të saj, sepse nxjerr një karakter fiktiv dhe tregohet nga një këndvështrim që në sytë e publikut mund të duket si fakt.

“Jam e vetëdijshme që klienti im nuk është një ëngjëll, por ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj”, ka thënë avokatja.

Klienti i saj, një shtetas maroken, u kap në zotërim të disa armëve, mes të cilave një automatik kallashnikov, në bordin e trenit Amstërdam-Paris.

Ajub El Khazani, i përfolur për lidhje me islamin radikal, u neutralizua nga disa pasagjerë, mes të cilëve tre miq amerikanë, që portretizohen në filmin e Eastwood./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!