Dervishi: Për marrëveshjen me Greqinë janë marrë 3 ekspertiza të huaja

schedule20:44 - 8 Shkurt, 2018

schedule 20:44 - 8 Shkurt, 2018

Pjesëtari i delegacionit shqiptar në bisedimet Shqipëri-Greqi, Glevi Dervishi, është shprehur në ABC News se marrëveshja me Greqinë do të jetë më e mirë se ajo e vitit 2009.
Kjo sepse janë marrë tre ekspertiza ndërkombëtare, që kanë dalë të gjitha në këtë përfundim.

“Që nga viti 2012 e në vazhdim shteti shqiptar ka marrë 3 ekspertiza ndërkombëtare që të merret me delimitimin e ujërave detare. Janë nxjerrë mësimet e duhura. Një ekspertizë amerikane, gjermane dhe norvegjeze, dalin në nje konkluzion, çdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë më e mirë se ajo e viti 2009”, u shpreh Dervishi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!