INTERVISTA/ Ambasadori i Kosovës në Tiranë fton Serbinë për festimin e 12 Vjetorit të Pavarësisë

schedule21:32 - 19 Shkurt, 2020

schedule 21:32 - 19 Shkurt, 2020

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani ka ftuar ambasadorin e Serbisë për të marrë pjesë në ceremoninë e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ambasadori konfirmoi për ABC News se ftesa është dërguar zyrtarisht në ambasadën e Serbisë.

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, thekson rëndësinë e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shqipërisë ndërkohë që pohon ngërcet që ndodhin herë pas here në marrëdhëniet mes tyre.

“Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri si dy shtete kanë divergjenca të vogla, të cilat janë në zhvillim e sipër, në përparim në përafrimin e tyre, ndërsa si komb jemi të konsoliduar. Mjaft mirë konvergojmë njëri me tjetrin, ecim përpara në zhvillimet tona, në mundësitë dhe rrethanat politike që kemi. Jemi po ashtu factor I përbashkët I Ballkanit. Për ne është me rëndësi që kombi ta ruajë identitetin dhe ta mbrojmë dhe ta zhvillojmë kombin tonë”, shprehet ai për Abc News.

Hasani ka ftuar zyrtarisht ambasadorin e Serbisë për të marrë pjesë në ceremoninë e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Në ftesë kemi shkruar, ju presim në festën e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, të datës 17 shkurt 2008, në 12 vjetorin e pavarësisë, ta festojmë bashkarisht”, shprehet ai.

Ndiqni intervistën e plotë, dhënë për emisionin Ballkan në Abc News:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!