Tragjedia e popullsisë çame në fokus të “Ditëve të Kujtesës”, pasardhësit kërkojnë një varr për të parët

schedule22:32 - 18 Shkurt, 2020

schedule 22:32 - 18 Shkurt, 2020

Të mbijetuar dhe pasardhës kanë risjellë historitë e persekutimit të popullsisë çame gjatë regjimit komunist. Ditët e kujtesës  kësaj here  u fokusuan tek persekutimi i popullsisë çame gjatë regjimit komunist.

Pasardhësit rrëfyen përndjekjen dhe eliminimin fizik që sistemi  u ka bërë familjarëve të tyre,  ata  kërkojnë nje varrë  për ata të cilëve nuk u dihen as eshtrat.

Drejtor i Institutit të Studimeve për Çamërinë Ahmet Mehmeti solli edhe një herë në kujtesë dosjen e Bilal Xhaferrit, ku në qendër të saj është kritika që Bilal Xhaferi për “Dasmën” e Kadaresë.

Edhe pas 76 vitesh  Greqi nuk ka kërkuar falje ndaj krimeve dhe genocidit te kryer ndaj popullsise came

Ish i persekutuari Simon Mirak i cili është njohur gjate vuajtjes se dënimit me shumë familje çame, thotë se tragjedia e popullsisë çame duhet përfshirë në tekstet shkollore.

Kreu i PDIU e ve theksin te tradhëtia ndaj popullsisë çame.   

Gjatë regjimit komunist janë persekutuar 200 familje të Çamërisë, 35 persona janë ekzekutua dhe në total janë bërë 1500 vite burg. /abcnews.al