Zërat e kalimit të Pep Guardiolës te Juventusi në fund të sezonit po shtohen nga dita në ditë. Kampionët e Italisë shohin spanjollin si personin e duhur për të luajtur bukur dhe fituar… Champions League.
Një koment rreth kësaj “martese”, që thjeshtohet nga përjashtimi i Manchester City nga Champions në dy sezonet e ardhshme, ka bërë Alex Del Piero. Ish-kapiteni i famshëm i Juventusit e aprovon këtë lëvizje në një deklarata për Sky Sport UK, aty ku nuk i kursen elozhet për trajnerin iberik.
“Mendoj se Guardiola është trajneri perfekt për këdo skuadër, për atë që ka bërë në të kaluarën, për atë që po bën tani, për mentalitetin që ka dhe për cilësinë e lojës. Ka fituar trofe në Gjermani, Spanjë dhe Angli. Mund të them që i mungojnë trofetë në Itali dhe Francë. Do të ishte shumë interesante ta shihnim në Itali. Mendoj se vera e ardhshme do të jetë shumë e zjarrtë“, deklaron legjenda e bardhezinjve. /abcnews.al