Rruga Kukës – Shishtavec po kthehet në një kërcënim serioz për jetën e banorëve dhe drejtuesve të mjeteve që e përshkojnë atë. Një masiv guresh ra në orët e paradites së sotme në afërsi të urës së Koloshit. Fatmirësisht nuk rastisën mjete apo udhëtare, gjithesesi rruga mbeti e bllokuar për rreth dy orë. Mjetet nisën nga puna për largimin e materialeve inerte dhe gurëve duke rikthyer qarkullimin. Por siç e kemi ngritur problemin dhe trajtuar disa herë kronikat në ABC News, shkarje e rënie guresh ka çdo ditë dhe thuajse çdo dy tre – orë./abcnews.al
Bien sërish gurë në rrugën Kukës –Shishtavec
schedule12:07 - 8 Shkurt, 2018
schedule 12:07 - 8 Shkurt, 2018