Jordan Henderson është ndalur te mundësia e rikthimit të Philippe Coutinho. Kapiteni i Liverpool e vlerëson shumë brazilianin, si në aspektin human dhe atë sportiv. Gjithsesi, në një prononcim për Sport, mesfushori anglez pranon se koha e fantazistit në “Anfield” (aty ku u aktivizua gjatë periudhës 2013-2018) ka mbaruar.
“Philippe është një mik i shtrenjtë për mua. Mendoj se është një lojtar i jashtëzakonshëm, ka gjithçka, ka qëndrimin e duhur dhe e dashuron futbollin. Për mua do të ishte gjithmonë i mirëpritur, por nuk varet nga unë.
Djemtë e donin shumë, nëse do t’i pyesësh të gjithë do të shprehen pro rikthimit. Gjithsesi, mendoj se koha e tij ka kaluar, shpresoj që sezonin e ardhshëm të shohim Coutinhon që ishte te Liverpool. Mendoja se do hasnim vështirësi pas largimit të tij, por skuadra u përmirësua, rriti nivelin dhe bëmë mirë edhe pa të“, thekson kapiteni i Liverpool. /abcnews.al