Giroud flet hapur: Në janar isha i larguar, tani mendoj vetëm për dy gjëra

schedule14:56 - 18 Shkurt, 2020

schedule 14:56 - 18 Shkurt, 2020

Sulmuesi i Chelsea, Oliver Giroud, e pranon se ishte shumë pranë largimit nga blutë e Londrës në merkaton e janarit. Francezi flitej shumë për një kalim tek Interi ose te Lazio, por transferimi nuk ndodhi.

“Në janar isha pranë largimit. Nga mesi dhjetorit deri në fundin e janarit, unë e gjeja veten mes dy kampeve. Por, nga 1 shkurti jam i përqendruar 100% te Chelsea dhe do të jap maksimumin tim sa herë që do të aktivizohem. Objektivi im tani është që të luaj sa më shumë sepse dua vendin tim në kombëtaren e Francës në Euro 2020”, deklaron Giroud pas ndeshjes së djeshme.

Chelsea u mposht 0-2 në shtëpi nga Manchester United, ku tifozët vendas panë t’iu anulohej goli nga sistemi VAR. Goli i dytë u shënua pikërisht nga sulmuesi francez, por që ishte në pozicion jashtë loje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!