Ahmetaj sqaron donacionin e Francës: Janë kredi e butë nën 2.25% interes

schedule23:22 - 17 Shkurt, 2020

schedule 23:22 - 17 Shkurt, 2020

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka sqaruar se sa para ka dhënë këtë të hënë Franca, e cila habiti jo pak persona me shifrat e saj për Shqipërinë.

Ahmetaj ka deklaruar se 100 mln euro janë firmosur këtë të hënë para konferencës së donatorëve, por që nuk kanë lidhje me tërmetin. Ahmetaj ka theksuar se 100 milionë euro janë kredi e butë me interes nën 2.25% që Franca do t’ja japë Shqipërisë për një sërë projektesh, por që nuk kanë lidhje me rindërtimin pas tërmetit.

Fevziu: Sa dhuroi Franca?

Ahmetaj: 60+160 mln euro kredi e butë plus 1 milionë euro grant. T’ju sqaroj 100 milionëshin, ai është një instrument financiar që është firmosur këtë të hënë nga kryeministri, para se të fillonte konferenca e donatorëve. Ai është një instrument financiar, një kredi e butë nën 2.25% interes. Ky është një instrument që negociohet që mund të jetë për disa korsi ekonomike. Pra janë projekte, nuk kanë lidhje me tërmetin.

Fevziu: Pra 60 mln kredi e butë janë për tërmetin?

Ahmetaj: Po

Fevziu: Si do të financohen këto para, do të vijnë të huajt apo qeveria do të punojë me këto para?

Ahmetaj: Janë të dyja korsitë. Një korsi është ajo që quhet suport buxhetor, si mbështetje e pastër që vendoset në zërin e tërmetit.