Taulant Xhaka ka dhënë një intervistë të gjatë për mediet në Zvicër, aty ku ka prekur shumë tema delikate rreth zgjedhjes së tij mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Në fjalën e tij, mesfushori i kombëtares tha: “Në Shqipëri, janë shumë të pasionuar pas Kombëtares. Menjëherë të kthejnë në një hero popullor.
Në fakt, ka raste që unë shkoj në restorante në Shqipëri dhe ata nuk më marrin lekë për ushqimet e konsumuara, por m’i japin falas. Reputacioni që gëzojnë atje sportistët profesionistë që përfaqësojnë Kombëtaren është vërtet i madh.
Si e zgjodha Shqipërinë? Familja nuk më ndërhyri fare. Vendimi erdhi se u tregova unë i paduruar dhe shkova te Shqipëria. Isha 19-vjeç, mosha ideale për të ndërmarrë hapin në një ekip kombëtar. Mund të kisha pritur një telefonatë nga Zvicra, por nuk ishte e sigurt nëse do të vinte ndonjëherë.
Unë arrita të luaj në Euro 2016 me Shqipërinë dhe u përmbush ëndrra e madhe, prandaj nuk pendohem për këtë vendim. Shqipëria e shprehu interesimin për mua shumë herët dhe doja ta provoja veten time në këtë eksperiencë, në një moshë të re.
Kurrë nuk ka qenë një vendim kundër Zvicrës, Mirënjohje që pritën familjen time, që u linda dhe u rrita atje. Por doja të fitoja një përvojë me Kombëtaren sa më shpejt të ishte e mundur dhe për fat të keq nuk u bë u mundur me Zvicrën”, tha Xhaka./abcnews.al