Të paktën 30 njerëz, përfshirë nëntë ushtarë, janë vrarë në tre incidente të ndryshme në Mali.
21 prej tyre u vranë pasi persona të armatosur sulmuan një fshat në qendër të Malit, duke djegur shtëpi dhe bagëti. Ndërsa, një grup prej tetë ushtarësh gjithashtu vdiqën në një pritë, ndërsa një tjetër u vra gjatë një sulmi në një kamp ushtarak në rajonin e Gao.
Mali është përfshirë nga një valë krizash që nga viti 2012 kur shpërtheu një rebelim islamik në veri.
Fshati Ogossagou, ku ndodhi një nga sulmet e së Premtes, është një zonë etike e njohur si Fulani dhe jetojnë kryesisht muslimanë që punojnë si barinj.
Grupe të tjera etnike në Mali, përfshirë komunitetin Dogon, akuzojnë Fulanin se janë të lidhur me grupet xhihadiste që veprojnë në të gjithë rajonin Sahel. Këto akuza kanë nxitur dhunën ndëretnike vitet e fundit. Marsin e vitit të kaluar, 160 njerëz u vranë në një sulm tjetër në Ogossagou. /abcnews.al