Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pesë të vrarë në Gjermani/ Të shtëna me armë zjarri, policia arreston autorin

schedule14:13 - 29 Qershor, 2026

schedule 14:13 - 29 Qershor, 2026

Pesë persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në qytetin Stade, në veri të Gjermanisë, ndërsa policia ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me ngjarjen.

Sipas autoriteteve gjermane, motivet e sulmit mbeten ende të paqarta dhe hetimet janë në vijim.

Mediat lokale raportojnë se incidenti ndodhi në një qendër rinore në qendër të Stade, një qytet me afro 50 mijë banorë, i vendosur në perëndim të Hamburgut.



Disa media kanë raportuar se mund të ketë pasur më shumë se një autor të përfshirë në sulm, por policia nuk e ka konfirmuar ende këtë informacion.

Autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!