Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dyqanit i venë tritolin në Lezhë

schedule08:50 - 15 Shkurt, 2020

schedule 08:50 - 15 Shkurt, 2020

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e së premtes në një dyqan në Lezhë.

Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gocaj të Lezhës, në derën e një  dyqani në pronësi të shtetasit Arben Malotaj.

Dyqani, të cilit i është vendosur eksploviz ndodhet ngjitur me shtëpinë. Gazetari Gjergj Figuri bën me dije për abcneës.al se për fat të mirë në momentin e shpërthimit nuk ka patur asnjë person pasi ishin duke festuar ditëlindjen.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se familja Malotaj pretendon se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk di arsyet e vendosjes se lëndës eksplozive në biznesin e tyre.

Nga spërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi policise:

Me datë 14.02.2020, në mesnatë, në fshatin Gocaj, Lezhë, në një dyqan ushqimor të shtetasit A.M., 49 vjeç, banues në Gocaj, Lezhë dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!