Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

274 milion për revolucionin, Marash Kumbulla pjesë e projektit të gjigantit anglez

schedule22:56 - 14 Shkurt, 2020

schedule 22:56 - 14 Shkurt, 2020

Marash Kumbulla është e sigurt që në verë do të ndryshojë ekip. Qendërmbrojtësi po vëzhgohet nga shumë klube të mëdha europiane dhe mes tyre është edhe Manchester United.

 

Si do ndryshojë United në verë | Foto: The Sun

Gjiganti anglez në verë do tentojë të bëjë disa afrime dhe për mbrojtjen emri i Kumbullës shikohet si ideali. “The Sun” ka publikuar një artikull dhe pasqyron se si mendohet të ndryshojë United pas shpenzimit 274 milion sterlinave. 25 prej tyre shkojnë në arkat e Hellas Verona për Kumbullën.

Jadon Sancho i Borussia Dortmund është ëndrra më e madhe, ndërkohë që Solskjaer kërkon në ekipin e tij edhe Jack Grealish James Maddisson. Një ndryshim total në mesfushë për United, që vitet e fundit po kalon një krizë në aspektin e rezultateve. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!