Agim Bajko është emëruar këtë të premte në krye të Teatrit të Kukullave.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë, ndërsa propozimin për emërimin e tij e bëri Ministria e Kulturës.
Vendimi:
Emërimin në detyrë të drejtorit tё qendrёs kombёtare tё kulturёs pёr fёmijё dhe teatrit tё kukullave
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V e n d o s i:
Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./abcnews.al