“Braktisni shtëpitë dhe largohuni”, banorët e “Astirit” mes lotësh: Shteti nuk ka afruar asnjë zgjidhje

schedule16:23 - 13 Shkurt, 2020

schedule 16:23 - 13 Shkurt, 2020

“Deri të hënën e 17 shkurtit duhet të boshatisni shtëpitë dhe të largoheni”. Ky është komunikimi që Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u ka bërë disa banorëve të zonës së Astirit derë më derë pa asnjë shkresë, në kuadër të nisjes së punimeve të lotit të dytë të Unazës së Madhe.

Erdhi IKMT-ja, 50 apo 60 veta me listën e legalizimit, dhe na thanë për të liruar shtëpinë ditën e hënë. Jemi burrë e grua jemi invalid. Më vjen fëmija nga kurbeti dhe nuk gjen se ku kam përfunduar”, tregon qytetarja.

 “Kjo nuk është formë e drejtë, shteti është shtet, por ai duhet të punojë me ligje të drejta”, thotë një tjetë banor.

Banorët mes lotësh shprehen se nuk janë kundër projektit të rrugës, por ata kërkojnë ndihmë nga shteti që mos të mbesin në rrugë të madhe, pasi kanë investuar mundin e 30 viteve për këto shtëpi

“I bëj thirrje shtetit të më strehojë”, shprehet mes lotësh banorja.

Ditën e hënë Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë shembjen e objekteve dhe banesave në zonën e Astirit.

Nga ky proces preken rreth 50 familje, të cilat shprehen se do të bëjnë rezistencë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, nëse shteti nuk do t’u ofrojë dëmshpërblim apo strehim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!