Një efektiv i FNSH ka humbur drejtimin e makinës gjatë orëve të para të ditës së sotme në Fier duke qenë në gjendje të dehur dhe ka përfunduar në oborrin e shtëpisë.
Por, nuk është mjaftuar me kaq. Pas aksidentit polici është konfliktuar me të zotin e shtëpisë duke e qëlluar me armë. Nga të shtënat 70 vjeçari Solli Meçe është plagosur në gisht.
Ndërkohë, gazetarja Valbona Davidhi ka siguruar pamjet e ngjarjes për abcnews.al. Banorët thonë se ajo zonë është bërë shpesh problem për aksidente pasi është ndërtuar rruga gabim.
Efektivi i FNSH duke drejtuar makinën në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe i është futur në oborrin e banesës së 70 vjeçarit.
Më pas situata ka dalë jashtë kontrollit pasi të dy janë konfliktuar me njëri tjetrin.
Në konflikt e sipër efektivi i FNSH ka nxjerrë armën dhe ka plagosur 70 vjeçarin. Mece ka marrë një plagë në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
“Fier
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi P. Sh, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, në lagjen “Sheq i Madh”, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është futur në oborrin e banesës së shtetasit S.M, 70 vjeç.
Pasi është konfliktuar me pronarin e shtëpisë, ka nxjerë armën dhe e ka plagosur në gishtin e dorës shtetasin S.M, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Eshtë shoqëruar në Drejorinë Vendore të Policisë Fier shtetasi P.Sh dhe po kryhen nga SHÇBA veprimet proceduariale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes“./abcnews.al