Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kenia konfirmon rastin e parë me Ebola

schedule12:11 - 6 Tetor, 2026

schedule 12:11 - 6 Tetor, 2026

Kenia ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës. Bëhet fjalë për një shtetas kenian, i cili kishte jetuar në Republikën Demokratike të Kongos gjatë shtatë viteve të fundit.

Ministri i Shëndetësisë i Kenias, Aden Duale, bëri të ditur se pacienti ishte sëmurur rreth një muaj më parë dhe ishte trajtuar në disa spitale në Republikën Demokratike të Kongos. Ai ndërroi jetë disa ditë pasi mbërriti në Nairobi.

Sipas ministrit, pacienti udhëtoi me avion të shtunën dhe iu nënshtrua kontrolleve rutinë në aeroportin kryesor të Nairobit. Pas mbërritjes, ai u dërgua nga një i afërm në një spital në qytet, ku analizat konfirmuan se ishte infektuar me virusin Ebola të llojit Bundibugyo.



Më shumë se 4 mijë persona kanë humbur jetën nga Ebola në Republikën Demokratike të Kongos këtë vit. Shpërthimi i fundit i sëmundjes është konsideruar si i dyti më vdekjeprurës i regjistruar deri më tani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!