Gjyqi i Shullazit, dëshmojnë dy ish-avokatët e tij

schedule14:21 - 6 Shkurt, 2018

schedule 14:21 - 6 Shkurt, 2018

Si rrallherë në një seance gjyqësore, dëshmitarë ishin dy avokatë. Kjo gjë ka ndodhur në gjyqin kundër Emiljano Shullazit te Krimet e Rënda, ku dëshmuan dy ish-avokatët e të arrestuarit, Nexhdet Kambo dhe Alban Qafa.

Nexhdet Kambo u shpreh se e ka takuar dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë Ylvi Beqajn si mik të Shullazit, ka qenë biznesmeni ai që ka deklaruar se është kërcënuar nga prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Sipas Kambos, Beqaj ka qenë në presion të vazhdueshëm nga prokuroria, pasi nëse nuk dëshmonte kundër Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të grupit, atëherë do të arrestohej edhe ai si bashkëpunëtor me ta. Kjo dëshmi është konfirmuar edhe nga  ish-avokati tjetër, Alban Qafa.

Seancën e kësaj të marte, ka munguar dëshmitari tjetër i kërkuar nga prokuroria Jani Zaka i cili ndodhet prej dy vitesh në arrati, pasi vendosjes së lëndës plasëse në garazhdin e policisë Bashkiake në Tiranë./abcnews.al