E ftuar në “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, ish-deputetja e PS Arta Dade ka folur për politikën shqiptare. Dade u shpreh se demokracia është e barasvlefshme me sundimin e ligjit.
“Nuk është e thjeshtë të japësh përgjigje nëse politika shqiptare ka bërë progres apo regres. Në mjaft drejtime ka një kthim pas për sa i përket mënyrës se si funksionojnë forcat politike. Ndoshta për këtë ka ndikuar edhe dalja nga një regjim mbytës. Shumë nga ata që krijuan forca të reja politike ishin të formuar edhe me dashurinë për një sitem që nuk kishin përvojë, patëm marë si modele ato forca politike që i quanim më pranë atyre qasjeve ku ne synonim të aderonim. Ndoshta ka patur gabime apo modele të deformuara. Për fat të keq sot demokracia është e barasvleshme me sundimit e ligjit dhe problemet nuk zgjidhen ashtu siç do ta kërkonte një shoqëri demokratike”, theksoi Dade.
Sa këshillohen politikanët e rinj me ju?
Dade: Kur kemi qenë në qeveri kishim këshilltarë me integritet dhe i mernim në konsiderata atë çfarë na sugjeronin. Sot shumë gjëra ka ndryshuar, dhe kjo mund të jetë një regres./abcnews.al