Ish-kryeministri dhe ish-ministra grekë të përfshirë në skandal korrupsioni

schedule13:52 - 6 Shkurt, 2018

schedule 13:52 - 6 Shkurt, 2018

Një ish-kryeministër, ish ministra dhe figura të tjera të rëndësishme politike greke akuzohen  të jenë përfshirë në një skandal korrupsioni që sipas prokurorit të çështjes është më i madhi në historinë e shtetit grek.

Ka dhe emra ish-kryeministrash dhe tetë ish-ministra në dosjet e Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilët janë përfshirë në një skandal korrupsioni prej tre milliardë eurosh që ka përfshirë në Greqi kolosin farmaceutik zviceran Novartis. Dosjet e FBI kanë zbuluar emrat e politikanëve grekë, të cilët sipas akuzës kanë marrë me miliona euro rryshfet për të përfituar një pozicion më të fortë në tregun grek për Novartis.

Bëhet fjalë për Yannis Stournaras, guveratori aktual i bankës së Greqisë dhe ish-ministër financash, Dimitris Avramopoulos, komisioneri aktual për emigracionin në Bashkimin Europian, Adonis Georgiades, ish-ministër i Shëndetësisë; Evangelos Venizelos, ish-ministër i jashtëm; si dhe Antonis Samaras, ish kryeministër. Presidentit të kompanisë Novartis në Greqi i është urdhëruar të mos largohet nag vendi. Sipas prokurorit që po heton, bëhet fjalë për skandalin më të madh në historinë e shtetit grek.

Kryeprokurori antikorrupsion në Greqi i ka kërkuar formalisht parlamentit që të dorëzojë të gjitha dokumentet për rastin në fjalë e që përfshijnë ish-ministrat e Pasok dhe Demokracisë së re, të cilët ishin në pushtet në periudhën 2006 – 2015.

Në prill të një viti më parë parlamenti grek votoi pro nisjes së hetimeve për skandalet në sistemin shëndetësor, sipas qeverisë së Tsipras, qeveritë socialiste dhe ato konservatore kishin lejuar furnizimin e tepërt të spitaleve me mjete dhe barna, në këmbim të rryshfeteve. Xhiroja e fitimit për kolosin farmaceutik llogaritet në 500 milionë euro në vit, pra në total rreth 3 miliard euro.

Ministri grek i drejtësisë Stavros Kontonis u shpreh se Bovartis ndoshta ka korruptuar me mijëra mjekë dhe nëpunës publikë për të promovuar produktet e tij dhe ka vazhduar të shesë barna shumë të shtrenjta dhe pasi vendi u prek nga kriza financiare në 2010-ën. Që nga 2016 e deri më sot me dhjetëra menaxherë, bashkëpunëtorë, mjekë dhe qytetarë janë marrë në pyetje për borxhin e madh të krijuar në llogaritë publike greke nga ana e multinacionales zvicerane.

Çdo gjë nisi në fund të vitit 2016; prej muajsh agjentë të FBI-së ndodheshin në territorin grek duke mbledhur prova. Në pasditen e 31 dhjetrit një 44 vjecar kërcënon se do të hidhet nga kati i 13 i hotelit Hilton ën Athinë nëse nuk d të dëgjohej nga një hetues i cili vitet e fundit ishte marrë me anti korrupsion. Burri një ish menaxher i grupit farmaceutik, u shpëtua pas një orë negociatash. Pak ditë më pas policia kontrolloi banesën private të Janis Sturnaras, ish ministër financash dhe aktualish guvernator i Bankës së Greqisë.

Gjiganti farmaceutik u hetua nga autoritetet amerikane në 2014-ën, pasi akuzohej se kishte paguar rryshfete për të rritur shitjet e disa prej produkteve të tij. Më pas u gjobit me 390milionë dollarë dhe në mars të 2017-ës me 25 milion dollarq të tjerë.

Deri në vitin 2010 Greqia shpenzonte 3.3 për qind të buxhetit për ushtrinë dhe 5.9 për qind për shëndetësinë. Hetimii departamentit amerikan të shtetit, mbështete në video, e-maile, llogari bankare, emra dhe adresa. Hetuesit duhet të vërtetojnë nëse Novartis po manipulonte vërtet sistemin politik grek në mënyrë që të garatonte një kornizë juridike të përshtatshme për miratimin e disa ligjeve.

Ndërsa të gjithë politikanët grekë të përmendur në dosjet amerikane, mohojnë akuzat dhe akuzojnë qeverinë e Tsipras për manovra elektorale, zëdhënësi i qeverisë Dimitris Tzanakopoulos është takuar me prokurorin e gjykatës supreme për të dhënë informacione të reja për çështjen. Prokurori i ka bërë të ditur se dosja është dorëzuar në ministrinë greke të drejtësisë për hapat e mëtejshëm juridikë të parashikuar nga ligji. Në prag të një tërmeti politik, nëse akuzat vërtetohen, vendi përgatitet të shkojë në zgjedhje të parakohshme në fund të këtij viti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!