E mbijetuara e luftës në Kosovë, Mirsade Krasniqi rrëfen tmerrin e përjetuar: Krimet ende te pazbardhura

schedule16:02 - 12 Shkurt, 2020

schedule 16:02 - 12 Shkurt, 2020

Mirsade Krasniqi, ishte vetëm 15 vjeç në kohën e luftës.  Për vite me rrallë ajo ka mbajtur shënime  rreth makthit të jetuar nën krismën e armëve në  një moshë delikte, në adoleshencë, dëbimin nga atdheu.

Ajo thotë se nuk ka preferuar deri më sot ta rrëfejë, por  e ndodhur përballë ekspozitës e cila shpreh plagët e luftës e kujton kështu atë kohë.

“Kur më tha hezitova shumë se është një pjesë shumë e ndjeshme e jetës, që hezitoj shumë herë të flas, e kam përjetuar vetë tmerrin dhe e di se…Kam qenë rreth 15 vjeç. Të gjithë u bëmë gra në shami në kokë, që të mos biem në sy, të ulnim kokën. Ka qenë pjesa më e dhimshme e jetës sime”, thotë ajo.

Ajo çfarë kujton nga lufta Mirsade,  është fytyra e prindërve të saj  të cilët e gdhinin ditën mbi kokat e 6 fëmijëve.

“Ne jemi nisur për të ardhur në Shqipëri, dhe përpara fshatit ishte autokolona e ushtrisë serbe dhe ka filluar të gjuajë. Gjatë rrugës na kanë kthyer, kemi ndenjur 7 ditë në një fshat të Gjakovës. Pastaj na kanë kthyer në shtëpi, sepse NATO vazhdonte t’i gjuante ushtrisë serbe. E kujtoj me shumë dhimbje fytyrat e pridërve. Sa herë na ka dalë gjumi natën, i kemi parë mbi kokat tona”, shprehet ajo.

Vëgimet, kujtimet dhe rrëfimet e asaj kohe , ajo i gërvisht edhe pse i shkaktojnë dhimbje. Por ajo është e bindur se rrëfimi ëshët çlirim. Ato i ka përmbledh edhe një libër dedikuar gruas.

E cilëson veten me fat , ku nga lufta familja e saj nuk pati humbje njerëzore, siç i ka ndodh miqve të saj Marside Krasniqi thotë se numri i grave e vajzave të përdhunuara në kohen e luftës është shumë i madh, shumë pak prej tyre janë bërë publike, për shkak të mentalitetit.

Kësaj here ajo i sjell në formë artistike disa copëza historish dedikuar femrës, por ajo pranon se po punon për një libër bazuar në dëshmi dhe dokumente për gratë e dhunuara gjatë luftës. Ambasada e Kosovës në  Tiranë dhe  Muzeu Historik  organizuan ekspozitë fotografike ku dëshmohen plagët e luftës në kuadër të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /abcnews.al