Në një intervistë për shoqen e saj Sandra Bullock, aktorja e famshme tha se sheh fëmijë në të ardhmen e saj.
“Çfarë është ajo gjë që ende nuk ke bërë dhe dëshiron ta realizosh?”– e pyeti Sandra.
Ndërsa Jennifer u përgjigj: “E shoh veten duke dëgjuar oqeanin, duke e parë oqeanin, duke dëgjuar të qeshura, të shoh fëmijët duke vrapuar, të dëgjoj akullin në gotë, erën e ushqimit të kuzhinë duke u gatuar. Këto janë pamjet që më vijnë në kokë.”
Aniston ka qenë e martuar me Brad Pitt nga 2000-2005 dhe Justin Theroux nga 2015-2017 por ajo kurrë nuk është bërë nënë./abcnews.al