45 artistë të teatrit Metropol mbjellin 45 pemë mimozash tek Parku i Liqenit

schedule12:14 - 6 Shkurt, 2018

schedule 12:14 - 6 Shkurt, 2018

Roli më i rëndësishëm në jetë është të qenit qytetar i mirë. Apeli vjen nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili mbolli pemë pranë parkut të liqenit sëbashku me aktorët e Teatrit të Metropolit.

Aktorë të skenës dhe filmit iu bashkuan kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të mbjellë 45 pemë mimozash në Parkun e Liqenit Artificial.

“Ngricat e vjetshme na dëmtuan një parcelë të madhe me mimoza në park, ndaj 45 artistë sot mbollën 45 mimoza dhe ndihem shumë mirë për këtë. Për të gjithë aktorët që kanë kaluar shumë role të rëndësishme në jetë dhe që i kanë bërë ikona kombëtare, besoj se mesazhi që japim sot është se roli më i rëndësishëm, ku të gjithë luajmë, është roli qytetar. Skena e madhe është skena e qytetit dhe kur sillemi të gjithë si profesionistë të rolit, pra si qytetarë të cilët ndjejnë, kuptojnë, angazhohen, marrin përsipër qoftë edhe gjëra të vogla si mbjellja e një peme, japim një mesazh fantastik në këto kohë të trazuara, ku kemi më shumë nevojë për gjërat që na bashkojnë se për gjërat që na përçajnë”

“E kam pritur me shumë kënaqësi këtë nismë dhe vërtetë duket e vogël kështu në dukje, por është një mrekulli për sot dhe për nesër. Jam me atë që le ta fillojmë me gjëra të bukura, të thjeshta në dukje, largohemi edhe nga kjo trazira e madhe politike”

Kryebashkiaku Erion Veliaj dha edhe një lajm të mirë për artistët dhe qytetarët artdashës. Shumë shpejt teatri i hapur në amfiteatrin e Parkut të Liqenit do të jetë gati./abcnews.al