Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zjarri i natës” vë në pranga dy persona, dogjën makinat e efektivëve në Elbasan

schedule12:11 - 12 Shkurt, 2020

schedule 12:11 - 12 Shkurt, 2020

Policia e Elbasanit gjatë një operacioni të koduar “Zjarri i Natës” ka zbardhur dy ngjarje të rënda, që kanë të bëjnë me djegien e automjeteve të Krenar Kasit, Shefit të Paraburgimit në Bradashesh, dhe atij të Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Elbasan, Edvin Gjyli.

Drejtoria e Elbasanit, falë një pune të mirë organizuar hetimore, ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve, të cilët janë Gerti Hysenbelli dhe Brikin Rusta, banorë në Elbasan.



Ata akuzohen se nëpërmjet zjarrvënës kanë shkaterruar plotësisht makinat në pronësi të Krenar Kasit, Shefit të Paraburgimit dhe Edvin Gjylit, Oficer i Krimeve të Rënda në Policine e Elbasanit.

Ndërsa në dhjetor dyshohet se janë autorë të zjarrvënies ndaj automjetit tip Passat me targa 770 GL në pronësi të Edvin Gjylit oficer i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

Lexo edhe: http://abcnews.al/kush-eshte-polici-edvin-gjyli-qe-iu-dogj-makina/

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për ABC News policia po heton intensivisht se cilët janë personat që kanë lidhje me dy të rinjtë dhe me shkaqet që kanë çuar këta të rinj ti vënë zjarrin 2 efektivëve.

Aldo Kozarja raportoi për abcnews.al se në vijim do të ketë detaje të rëndësishme në lidhje me punën dhe rezultatet e hetimit që policia ka konkluduar për këto dy ngjarje.

Në datën 25 dhjetor iu vu flaka automjetit tip ML me targa AA 131 LX, e cila i përkiste efektivit të policisë së Elbasanit Krenar Kasi.

FOTO + VIDEO / Digjet automjeti i ish-shefit të antidrogës në Drejtorinë e Policisë Elbasan

Ndërkohë në fillim të muajit janar, makina e oficerit të Krimeve të Rënda në Elbasan, Edvin Gjyli u shkrumbua tërësisht gjatë mesnatës.

Njoftimi i Policisë:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Zjarrvënësit”.

Operacioni nga Komisariatit i Policisë Elbasan, në bashkëpunim me prokurorinë, pas një hetimi dymujor.

Zbardhen djegiet e dy automjeteve.

Vihen në pranga 2 autorët, me precedent penal të mëparshëm dhe të dyshuar edhe për disa ngjarje të tjera.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë të mundur zbardhjen e dy ngjarjeve, djegie automjetesh, njëri prej të cilëve ishte në pronësi të një punonjësi policie, të ndodhura në muajin dhjetor 2019 dhe në muajin janar 2020.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit dymujor dhe pas një pune të mirëorganizuar nga ana e strukturave të Komisariatit te Policisë Elbasan, u finalizua operacioni policor i koduar “Zjarrvënësit”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

•G. H., 31 vjeç, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë për plagosje.

•B. R., 20 vjeç, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta persona janë autorë të dy ngjarjeve kriminale të djegieve të automjeteve në qytetin e Elbasanit, konkretisht:

– Më datë 24.12.2019, rreth orës 21:50, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme, mjeti tip “Benz”, në përdorim nga shtetasi K. K.

– Më datë 09.01.2020, rreth orës 00:10, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Pasat”, në pronësi të shtetasit E. Gj.

Po nga informacionet e marra dyshohet se shtetasit G. H. dhe B. R., në kohë dhe vende të ndryshme kanë kryer djegie të automjeteve, në qytetin e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ”Shkatërrimi i pronës me zjarr ”, kryer në bashkëpunim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!