Mblidhet Komiteti i Rindëritmit, Rama thirrje për durim: Rindërtimi në Laç e Thumanë do të nisë më shpejt

schedule09:55 - 12 Shkurt, 2020

schedule 09:55 - 12 Shkurt, 2020

Mëngjesin e kësaj të mërkure do të mblidhet për herë të katërt Komiteti i Rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Kryeministri edi Rama në fjalën e tij para komunitetit të Rindërtimit është shprehur se i kuptoj të gjitë banorët të cilët janë prekur nga tërmeti por është e rëndësishme që të bëjnë durim.

“Kemi raportin që na jep bazën për të zhvilluar konferencën e donatorëve në Bruksel por edhe për të pasur një pasqyrë të qartë të gjitha aspekteve që duhet të mbajmë gjatë procesit. Kemi zonat e përcaktuara të zhvillimit. Rindërtimi në Laç e Thumanë do të nisë më shpejt. Kemi modelet e banesave individuale. Jemi gati që në ditët e ardhshme të dalim në procedurën e garës së hapur për të ftuar kompani.Do të thotë që jemi gati që në ditët e ardhme të dalim në procedurën e garës kombëtare për të ftuar kompanitë për shpitë individuale. Kemi po ashtu ede të gjithë të dhënat në lidhje me institucionet dhe hyrjen në fazën për të bërë të mundur që shumë shpejt të fillojmë procedurën e garave për të filluar me rindërtimin. Krahasuar me procese normale të analizës së planifikimit kemi ecur shumë shpejjt por jemi të vetëdishëm se njerëzit çdo orë kanë pyetjen se kur do të ktehen në shtëpi. Ne po bëjmë maksimumin dhe duam të bëjmë një proces rindërtimi sipas standarteve ndërkombëtare dhe ku në fund të gjithë të marrin një shtëpi më të mirë nga kjo pikpamje ndaj kërkoj që të bëhet pak durim. Në raste të caktuara kam parë dhe disinformim për të njollosur procesin dhe figurën e miqve tanë që janë këtu që dua ti falenderoj qse jo vetëm kanë kuptuar por kanë garantuar që procesi të jetë i përbashkët dhe i garantuar. Siguroj të gjithë se çdo qindarke e publikut, përmes buxhetit, fondacionit, në drejtim të qeverisë apo organizatave që janë me ne janë në pritje të zbatimit të projekteve”, tha Rama.

Në vëmendje të mbledhjeve të mëparshme ishte grumbullimi i fondeve dhe transparenca e përdorimit të tyre në procesin e rindërtimit të banesave të shkatërruara që la pas tërmeti i 26 nëntorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!